Gjatë këtij seminari ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, prezantuan tema mjaft interesante rreth parimeve themelore dhe teknikave kryesore të menaxhimit të rasteve me qëllim të rritjes së efikasiteti, efektivitetit dhe transparencës në punën e gjykatave. Gjatë trajnimit u prezantuan dhe diskutuan çështjet lidhur me zgjidhjen efikase të rasteve, zvogëlimin e rasteve të pazgjidhura, zvogëlimi i vonesës së rasteve, standardizimin e proceduarave për menaxhimin e rasteve, zgjidhjen e kontesteve në mënyrë alternative etj. Ky seminar u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit të praktikave më të suksesshme të menaxhimit të lëndëve.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
10-04-2013