Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2014

Trajnimi i trajnuesve për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale

Me 30 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së ka realizuar trajnimin e fundit të trajnuesve nga një seri trajnimesh të realizuara për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e trajnuesve vendorë në këtë fushë dhe bartja e njohurive dhe praktikave më të mira të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar tek gjyqtarët dhe prokurorët tjerë.

Me rastin e këtij trajnimi si vazhdimësi e aktiviteteve të mëparshme është diskutuar lidhur me draft doracakun dhe udhëzuesin si dhe nevojat për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë në fushën e BJN-së. Nga ekspertët u rekomandua që kurrikula trajnuese të jetë si pjesë përbërëse e programit të trajnimeve të IGJK-së dhe inkurajuan trajnuesit që ta kenë barrën kryesore në bartjen e praktikave më të mira tek gjyqtarët dhe prokurorët tjerë.

Përfitues të trajnimit ishin grupi i zgjedhur i gjyqtarëve dhe prokurorëve si trajnues të ardhshëm në IGJK-së për BJN. 

 

Shpërndaje :