Me 30 shtator 2014, IGJK ka realizuar takimin me mentorët e Programit të Trajnimit Fillestar të gjeneratës së pestë, me qëllim të prezantimit të Doracakut për trajnimin e fazës së tretë të PTF.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e fazës së tretë përkatësisht trajnimit praktik të kandidatëve, rëndësinë dhe përmbajtjen e Doracakut, rolin e doracakut në orientimin e kandidateve, rolin e mentorit gjatë procesit të trajnimit, kompetencat profesionale dhe ndërprofesionale të mentorit gjatë punës me kandidatët, kushtet e punës, rekomandimet për punën e kandidatëve dhe vlerësimin e kandidatëve nga ana e mentorit.
Gjatë takimit mentorët u njoftuan me procedurën e punës me kandidatë gjatë kohës sa do të zgjat trajnimi si dhe detaje tjera rreth zbatimit të trajnimit praktik.
30-09-2014