Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-10-2014

Zbulimi, hetimi dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit

Sot me datën 03 tetor IGJK, organizon trajnimin me temën “Zbulimi, hetimi dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit”.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen temat: planifikimi i hetimeve të korrupsionit dhe analiza e elementeve thelbësore të veprës së korrupsionit, korrupsioni në prokurimin publik, format dhe mënyrat e  shkaktimit, dëshmimit e krimit të korrupsionit dhe roli i gjykatës në shkallën e hetimit dhe në shkallën e vendimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë, prokuror dhe profesionistë tjerë të përfshirë në luftën kundër  korrupsionit.

Shpërndaje :