Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2014

Masat për sigurimin e pranisë se te pandehurit ne procedurën penale

Më 30 shtator 2014, IGJK ka organizuar trajnimin me temën “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale”.

Ky trajnim kishte për qellim t’iu ndihmoj pjesëmarrësve që të vlerësojnë drejt kushtet për aplikimin e paraburgimit, të analizojnë masat tjera për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe të arsyetojnë në mënyre bindëse aktvendimet për aplikimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Në pjesën e parë të këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me paraburgimin vendosja lidhur me këtë masë duke filluar nga parimet bazë, kushtet specifike ligjore për paraburgim si dhe arsyetimi se pse masat tjera janë të pamjaftueshme për sigurinë e prezencës së të pandehurit. Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me praktikat gjyqësore të deritanishme në Kosovë duke i krahasuar me qëndrimet e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Një pjesë e këtij trajnimi u organizua në grupe punuese përmes shtjellimit të disa rasteve praktike, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të demonstrojnë njohuritë e tyre si dhe të shkëmbejnë përvojat lidhur me krijimin e praktikave më të mira.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokuroret, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

Shpërndaje :