Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2014

Sigurimi i kërkesëpadisë

 

Me qëllim që pjesëmarrësve të trajnimit t’iu ndihmoj të interpretojnë drejt dispozitat e LPK-së gjatë shqyrtimit të kërkesave për masa të sigurimit dhe për masa të përkohshme, të dallojnë procedurat për vendosjen e kërkesave për caktimin e masave të sigurisë dhe masave të përkohshme si dhe të vlerësojnë rastet kur është e mundur lirimi nga garancioni, IGJK me datën 01 tetor 2014, ka realizuar trajnimin me temën “Sigurimi i kërkesëpadisë”.

Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me kushtet për caktimin e masave për sigurimin kërkesëpadisë dhe dallimin e tyre, pasojat e mosrespektimit të këtyre masave, mënyrën se si mund të paraqitet propozimi për caktimin e këtyre masave dhe çka duhet të përmbaj ai propozim.

Gjatë këtij trajnim pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë edhe për mjetet juridike kundër këtyre masave, autorizimet e gjykatës në lidhje me sendet e siguruara, autorizimet e palëve në lidhje me masat e propozuara, shpenzimet e shkaktuara përgjatë procedurës për sigurimin e kërkesëpadisë si dhe pasojat e mosrespektimit të kësaj mase.

Trajnimi u zhvillua përmes rasteve praktike dhe diskutimeve  me qëllim të tejkalimit të sfidave në praktikë.

Përfitues të këtij trajnim ishin gjyqtarët të gjykatave themelore të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :