Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2014

Punëtoria për hartimin e modulit – “Drejtësia për Fëmijë – aspekti civil”

Me 02 dhe 03 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me UNICEF-in ka realizuar punëtorinë për hartimin e draftit të modulit “Drejtësia për Fëmijë – aspekti civil”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përcaktimi i formatit dhe strukturës së modulit të drejtësisë për fëmijë në aspektin civil, përfshirë përcaktimin e nën-temave dhe objektivave të modulit. Në këtë punëtori u caktuan edhe përgjegjësit për hartimin e secilës temë në bazë të përmbajtjes së hartuar në këtë punëtori.

Drafti i modulit i hartuar gjatë kësaj punëtorie do të vazhdoj të përpunohet më tej nga grupi punues, i cili do të përfundohet gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Gjithashtu në kuadër të kësaj punëtorie u hartuan temat që do të përfshihen në kuadër të programit të trajnimit të IGJK-së për vitin 2015. Në këtë kuadër u hartuan tri sesione trajnuese me përshkrim të temave, përcaktim të përmbajtjes dhe objektivave, kohëzgjatje të trajnimeve si dhe përfituesit e këtij trajnimi. 

Shpërndaje :