Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2014

Trajnimi i Prokurorëve të Prokurorisë Speciale për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar

Me 3 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së ka realizuar sesionin e fundit dhe përmbyllës për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale dhe krijimi i praktikave më të mira në këtë drejtim.

Gjatë këtij sesioni përmbyllës janë vënë në pah specifikat e kërkesave të ndryshme juridike me theks të veçantë në çështjet e krimit të organizuar dhe çështjet e krimit financiar, pastaj kërkesat për urdhër arrest të përkohshëm dhe dorëzimi i këtij urdhër arresti  ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë si dhe kërkesat për video konferencë, informata bankare dhe analiza të forenzikës.

Nnga prokurorët pjesëmarrës është shfaqur interesi i trajtimit të institutit të ekstradimit dhe deportimit me fokus tek rregullat dhe afatet dhe praktikat në shtetet e ndryshme evropiane dhe më gjerë.

Përfitues të trajnimit ishin prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shpërndaje :