Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2014

Ndërmjetësimi dhe drejtësia restorative

Sot me datën 08 tetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID, organizon trajnimin regjional me temën “Ndërmjetësimi dhe drejtësia restorative”.

Në fokus të këtij trajnim do jenë: ndërmjetësimi në fushën civile, penale dhe administrative, legjislacioni i aplikueshëm, procedura e ndërmjetësimit, roli i institucioneve referuse, mekanizmat e referimit dhe vet-referimi i rasteve, njohja dhe ekzekutimi i marrëveshjeve te ndërmjetësimit dhe metodologjia e përzgjedhjes se rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi do jene gjyqtar dhe prokuror nga regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës

Shpërndaje :