Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2014

Zbulimi, hetimi, gjykimi i rasteve te korrupsionit

Me datën 03 tetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin B&S Europe ka realizuar trajnimin me temën” Zbulimi, hetimi dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit “.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të ndihmoj pjesëmarrësit në identifikimin e treguesve kryesor në zbulimin e korrupsionit në prokurimin publik, të zbatojnë drejt legjislacionin ekzistues në lidhje me prokurimin publik, të interpretojnë drejt procedurën e hetimeve te veprat penale me element të korrupsionit si dhe të mbështesë unifikimin e praktikës gjyqësore.

Fokusi primar i këtij trajnimi ishte trajtimi i kornizës ligjore vendore dhe standardeve më të mira lidhur me luftën kundër korrupsionit në prokurimin publik.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me planifikimin e hetimeve të korrupsionit dhe analiza e elementeve thelbësore të veprës së korrupsionit, korrupsioni në prokurimin publik-specifikat, përmbajtja e planit të hetimit dhe identifikimi i burimeve të informacioneve. 

Trajnimi ishte interaktiv dhe i shoqëruar me raste nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët, gjyqtarët dhe profesionist të tjerë të përfshirë në luftën kundër korrupsionit.

 

 

 

Shpërndaje :