Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2014

Kompetenca dhe juridiksioni në Prokurorinë Themelore përkatësisht në departamentin e përgjithshëm

Me dt. 13-14 tetor 2014, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim organizon trajnimin për prokurorët e sapo emëruar në Prokuroritë Themelore të Kosovës lidhur me temën e lartpërmendur.

Me rastin e këtij trajnimi prokurorët e sapo emëruar do të njoftohen me llojet e veprave penale që hyjnë në juridiksionin e departamentit të përgjithshëm, legjislacionin e zbatueshëm, marrja e vendimeve nga ana e prokurorit dhe roli i tij në mjetet juridike dhe specifikat tjera me rëndësi për prokurorët e sapo emëruar.

Shpërndaje :