Më daten 08 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me USAID me “Programin për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial” (CLE) ka organizuar trajnimin regjional “ Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restorative”.
Ky trajnim u organizua me qëllim që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë lidhur me identifikimin e kushteve për aplikim të ndërmjetësimit dhe interpretimin e drejtë të dispozitave mbi marrëveshjen e ndërmjetësimit.
Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua legjislacioni i aplikueshëm, procedura e ndërmjetësimit, marrëveshja dhe përmbajtja e saj, roli i gjykatës - prokurorisë në referim, njohja dhe ekzekutimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesit.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe marrëdhënies në mes ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhjen alternative të kontesteve, rregullave për ndërmjetësimin, pasojave ligjore për çfarëdo detyrimi për ndërmjetësim.
Trajnimi u zhvillua në formë interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin për problemet që ballafaqohen në punën e tyre në praktikë.
Ky trajnim ishte i dedikuar për gjyqtar dhe prokuror nga regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës dhe do të vazhdoj për regjionet e tjera të Kosovës.
13-10-2014