Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2014

Etika profesionale për prokurorë

Me 10 tetor 2014, IGJK në kuadër të trajnimeve për avancim për prokurorët e sapo emëruar ka realizuar sesionin e parë trajnues nga moduli lidhur me Etikën Profesionale për prokurorë.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që prokurorët e sapoemëruar të njihen me përgjegjësitë me rastin e ushtrimit të funksionit të prokurorit, faktorët që ndikojnë në integritetin gjyqësor dhe prokurorial si dhe aktet normative vendore dhe ndërkombëtare që e rregullojnë këtë fushë. 

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtij trajnimi kryesisht kishin të bënin me parimet mbi të cilat bazohet kodi i etikës për prokurorë, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në zbehjen e besimit të publikut dhe çështje tjera me rëndësi të cilat vënë në besimin e publikut.

Me rastin e këtij trajnimi u prezantuan dhe u diskutuan shembuj të ndryshëm nga praktika të cilat japin elemente të shkeljes së etikës dhe sjelljeve të pahijshme. Gjithashtu nga prokurorët pjesëmarrës pati diskutime dhe pyetje të ndryshme për çështje praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapo emëruar në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Gjakove.

Shpërndaje :