Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2014

Takim i ekspertëve nga lëmi i trajnimit dhe drejtësisë

Në kuadër të projektit “Rrjeti i Ekspertëve të Ballkanit Perëndimor” është duke u zhvilluar (13 dhe 14 tetor) një takim ekspertësh, me c’rast po diskutohen reformat në sudimin e ligjit nga përspektiva e trajnimit gjyqësor.

Ky takim po mbahet në Akademinë e Drejtësisë së Sllovakisë e cila ndodhet në qytezën Omšenie të Sllovakisë.

Iniciativa e këtij takimi është shprehur në kuadër të udhëheqjes sllovake të katër vendeve të Vishegradit (V4-Sllovakia, Cekia, Polonia dhe Hungaria).

Qëllimi kryesor i këtij takimi është ofrimi i mbështetjes përmes ekspertizave për vendet e Ballkanit Përendimor gjatë procesit të negociatave për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Me konkretisht ky takim po përqendrohet në lëmin e trajnimit gjyqësor dhe eksperiencën e 4 vendeve të Vishegradit  në përmbushjen e kritereve nga kapitulli 23 and 24.  

Me këtë rast janë duke u diskutuar mundësitë e mbështetjes nga ana e katër vendeve të Vishegradit për vendet e Ballkanit Perendimor në sfidat e tyre drejt zbatimit të reformave në lëmin e sundimit të ligjit, përkatësisht reformat në lëminë penale dhe civile.

Pjesmarrës në këtë takim janë përfaqësues nga institucionet trajnuese, ministritë e drejtësisë si dhe ekspert nga lëmia penale dhe civile.

Në këtë takim po merr pjesë edhe drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Shpërndaje :