Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2014

E drejta në mbrojtjen e të dhënave personale, klasifikimi i informacioneve - verifikimi i sigurisë

Me datë 14 tetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi trajnimin me temën “E drejta në mbrojtjen e të dhënave personale, klasifikimi i informacioneve - verifikimi i sigurisë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte qe t’iu ndihmoj pjesëmarrësve në zbatimin e legjislacionit lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, interpretimi e drejtë të legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe të zbatojnë procedurën me rastin e shkeljeve për të dhënat personale.

Gjatë pjesës së parë të këtij trajnimi u diskutua për punën dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rolin e saj, përpunimin e të dhënave personale, për parimet e përpunimit të të dhënave personale dhe legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar.

Pjesa tjetër e këtij trajnimi ishte e fokusuar në procedurën lidhur me sanksionet e shqiptuara me rastin e shkeljes së ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, në klasifikimin e informacioneve dhe administrimin e sistemit të klasifikimit dhe verifikimit të sigurisë si dhe krimin kibernetikë në ketë lëmi.

Trajnimi u zhvillua përmes rasteve praktike dhe diskutimeve interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatës se Apelit dhe Gjykatave Themelore-Departamenti për Çështje Administrative.

Shpërndaje :