Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2014

Takimi koordinues me donatorë të IGJK-së

Me 17 tetor 2014, IGJK mbajti takimin e rregullt koordinues me donatorë. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve trajnuese me partnerët ndërkombëtar të cilët mbështesin realizimin e programeve të IGJK-së.

Drejtori i IGJK-së prezantoi aktivitetet e kryera gjatë periudhës janar-tetor 2014 duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë të ndërsjellë me partnerët ndërkombëtar. Gjithashtu u prezantuan edhe aktivitetet e planifikuara deri në fund të vitit 2014 si dhe ato në vazhdim. Në fund të prezantimit drejtori theksoi nevojat për mbështetje dhe koordinim të mëtutjeshëm nga donatorët.

Gjatë takimit përfaqësues të donatorëve të IGJK-së, prezantuan rrjedhën e projekteve të tyre të tanishme dhe planet për të ardhmen. Ata falënderuan IGJK-në për bashkëpunimin e mirëfilltë në zbatimin e projekteve dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, EULER 2, GIZ, OSBE, UNICEF, USAID, USAID/CLE, USAID/NCSC, USAID/EROL, US-DOJ/OPDAT, B&S Europe, Ambasada Franceze, Keshilli i Evropes, Human Dynamics, BERZH/KPMG, PILPG dhe nga stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :