Nga data 20 deri 22 tetor 2014, në kuadër të trajnimeve për avancim për prokurorët e sapo emëruar është realizuar trajnimin treditor lidhur me “Teknikat e përfaqësimit në gjykim”.
Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtyre sesioneve trajnuese kryesisht kishin të bënin me teknikat e përfaqësimit në gjykim duke filluar nga e marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, e tërthortë, vënies në dyshim, rimarrjes në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar. Të gjitha këto teknika janë shqyrtuar nga këndvështrimi i prokurorit dhe nga ana e avokatit mbrojtës në mënyrë që të dy palët të identifikojnë faktet që mbështesin teoritë e tyre.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve ju mundësua që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit vendor të trajnuar posaçërisht për këtë trajnim.
Në ditën e tretë nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi është realizuar simulimi i gjykimit me rastin praktik ku të angazhuarit në këtë simulim kanë luajtur rolin e trupit gjykues, prokurorit, avokatit, të pandehurit dhe dëshmitarëve tjerë të rastit konkret me ç’rast ka qenë një përmbledhje e gjitha teknikave të cilat janë prezantuar dy ditë me radhë.
Përfitues të këtyre trajnimeve ishin prokurorët e sapo emëruar në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë.
27-10-2014