Me 20 tetor 2014, IGJK mbajti një takim me kandidatët e Programit për Trajnim Fillestar të gjeneratës së pestë.
Qëllimi i takimit ishte që të diskutohet me kandidatët lidhur me metodologjinë e punës për hartimin e punimeve të tyre që kanë të bëjnë me përvojat e fituara gjatë programit të trajnimit praktik i realizuar në institucionet gjyqësore në vende të ndryshme të BE-së si dhe ndarja e shkëmbimi i përvojave në mes vet kandidatëve.
Gjatë takimit kandidatët veç e veç prezantuan përvojën e tyre, përshtypjet për institucionet që ata kanë vizituar, rëndësinë e këtij programi të trajnimit praktik, ndanë ide dhe dhanë rekomandime për gjeneratat e ardhshme të kandidatëve në PTF.
Pjesëmarrës në takim ishin kandidatët e gjeneratës së pestë të PTF, si edhe përfaqësues nga projekti EU LER II “Mbështetje e Mëtejme në Edukimin Ligjor të Kosovës”.
28-10-2014