Me 23-25 tetor 2014, IGJK ka realizuar punëtorinë për hartimin e programit trajnues për gjyqtarë e prokurorë, për vitin 2015.
Pas zhvillimit të një pune intensive për vlerësimin e nevojave trajnuese i filluar që nga muaji gusht i këtij viti, ku janë përdorur një varg mekanizmash duke filluar nga pyetësorët të cilët shpërndahen në të gjitha gjykatat e prokurorit, takimet me udhëheqës të departamenteve, rekomandimet nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare etj., IGJK ka arritur në fazën përfundimtare të procesit të hartimit të programit, pjesë e të cilës ishte edhe kjo punëtori.
Gjatë kësaj punëtorie, me ekspertët e fushave të ndryshme, është diskutuar drafti i temave të propozuara nga të cilat janë përzgjedhur temat të cilave IGJK duhet t’iu jap prioritet që të realizohen në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015.
Ndërkaq, përmes grupeve të vogla punuese ekspertët punuan përmbajtjen e temave të propozuara duke përfshirë, objektivat e trajnimit, kategorinë e përfituesve dhe çështjet e tjera që lidhen me zbatimin e trajnimeve.
Realizimi i kësaj tryeze u mbështet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.
29-10-2014