Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2014

Procedura sipas ankesës në rastet e shpronësimit në bazë të ligjit për shpronësim

Me datën 17 tetor 2014, Instituti Gjyqësorë i Kosovës ka organizuar trajnimin për gjyqtar në lëmin civile me temën “Procedura sipas ankesës në rastet e shpronësimit në bazë të ligjit për shpronësim”.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështje nga praktika gjyqësore si ligji për shpronësimin-qëllimi, organi shpronësues dhe mjetet juridike, vendimet dhe procedura e ankesës, procedura, mënyrat e kompensimit, ankesa dhe kërkesa për shpronësim.

Ky trajnim kishte për qellim që të ju ndihmoj gjyqtarëve në interpretimin sa me të drejtë të dispozitave të ligjit për shpronësimin, të dallojnë shkaqet e goditjes së vendimeve të caktuara me ligj në procedurën e shpronësimit, të analizojnë ankesën në procedurën e shpronësimit dhe të zbatojnë drejt procedurën e caktimit të kompensimit.

Ky trajnim u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët diskutuan lidhur me çështjet nga praktika gjyqësore me interes për ata në mënyrë që të ndihmohet në krijimin e praktikave të mira për të rritur efikasitetin në procesin e shpronësimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Gjykatës së Apelit-Departamenti i Përgjithshëm dhe për çështje Administrative.

Shpërndaje :