Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2014

Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështje penale dhe civile

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 23 tetor 2014 në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka mbajtur trajnimin për gjyqtar dhe prokuror me temën” Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështje penale dhe civile”.

Ky trajnim kishte për qellim që gjyqtarëve dhe prokurorëve t’iu ndihmoj në identifikimin e rasteve të ekstradimit, njohjen e metodave të hetimit të fshehtë ndërkufitar dhe avancimin e  njohurive lidhur me hartimin e urdhër arrestit evropian, dhe urdhrin për konfiskimin e pasurisë.

Në fokus ky trajnim kishte Ligjin për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, ekstradimin dhe specifikat në rastet e ekstradimit, procedurën e ekstradimit në Kosovë dhe procedurën e thjeshtësuar për ekstradim në Kosovë, urdhërarrestin evropian, specifikat në ekzekutimin e vendimeve të huaja, hetimet e fshehta ndërkufitare etj.

Në këtë tryezë u diskutua edhe për krijimin e praktikave më të mira në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Trajnimi u zhvillua ne mënyrë interaktive ku pjesëmarrësit së bashku me trajnuesit e angazhuar nga IGJK, trajtuan çështje nga praktika gjyqësore, raste me të cilat ata ballafaqohen në punën e tyre të përditshme.

Përfitues të  këtij trajnimi ishin Gjyqtarët dhe Prokurorët e nivelit Themelore dhe të Apelit.

Shpërndaje :