Më datë 24 tetor 2014, në Institutin Gjyqësor te Kosovës është organizuar trajnimi për gjyqtar në lëmin civile “Aktgjykimet sipas Ligjit të Procedurës Kontestimore”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësve t’iu ndihmojë të vlerësojnë rrethanat për vendosje të drejtë, të zbatojnë drejt dispozitat lidhur me marrjen e aktgjykimit në seancë dhe jashtë saj dhe të mund të analizojnë provat me qellim të argumentimit të vendimit.
Në përmbajtje ky trajnim kishte: aktgjykimet dhe kushtet për vendosje, llojet e aktgjykimit, përmbajta e aktgjykimit, marrja e aktgjykimit në seancë dhe jashtë seancës gjyqësore, vendosja për aspekte procedurale (llojet e aktvendimeve).
Fokusi i këtij trajnimi ishte te përmbajtja e trajnimit, kushtet ligjor për marrjen e aktgjykimit ne seancën gjyqësore dhe jashtë saj, vlerësimi i fakteve në bazë të provave të administruara në arsyetim të aktgjykimit dhe zbatimi i dispozitave materiale juridike në gjendjen e vërtetuar faktike.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët diskutuan për sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe u ndan në grupe duke punuar rastet praktike.
Përfitues te këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore.
29-10-2014