Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-10-2014

Program i Trajnimit për Trajnues

Me 27-29 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, ka realizuar një Program të Trajnimit për Trajnues.

Qëllimi i këtij Trajnimi për Trajnues ishte zhvillimi i shkathtësive prezantuese të pjesëmarrësve, avancimi deri në përsosjen e metodologjisë trajnuese, përdorimi i metodologjisë së adaptueshme, ligjërimi efektiv, identifikimi i nevojave për një trajnim të caktuar, hartimi i planit të trajnimit, përcaktimi i objektivave të trajnimit si dhe bartja e këtyre përvojave tek të tjerët.  

Pikë e veçantë e shpjegimit në Programin e Trajnimit për Trajnues ishte vlerësimi i pjesëmarrësve në trajnim. Sipas trajnuesve francez vlerësimi i pjesëmarrësve në trajnim është një mjet që asnjëherë nuk duhet neglizhuar, pasi që ai ka avantazhet e veta dhe ndihmon në përmbledhjen dhe grumbullimin e opinioneve dhe informatave të ndryshme të dobishme.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njoftuan me praktikat e shkollës së Magjistraturës së Francës, përvojat e trajnuesve francez,  materialet që ata përgatisin për të realizuar programe trajnuese në vendet e tyre, simulimet dhe punën në grupe dhe luajta e roleve

Trajnimi u realizua nga znj. Anna Marie dhe z. Christian Chomienne gjyqtarë dhe trajnues të Shkollës së Magjistraturës së Francës.

Përfitues të TIT ishin 15 trajnues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Shpërndaje :