Me dt. 5 nëntor 2014, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim organizon trajnimin e radhës për prokurorët e sapo emëruar në Prokuroritë Themelore të Kosovës lidhur me temën e lartpërmendur.
Me rastin e këtij trajnimi prokurorët e sapo emëruar do të njoftohen me shkathtësitë dhe metodat e komunikimit efektiv si një ndër faktorët kyç në ofrimin e shërbimeve gjyqësore efikase, efektive dhe transparente.
04-11-2014