Organizimi i këtij takimi kishe për qëllim që të bëhet unifikimi i çështjeve në grup, të bëhet përgatitja e prezantimeve nga ana e trajnuesve në frymën e re të Kodit të Procedurës Penale dhe të diskutohen çështje për zbatimin e programit në praktikë.
Pikat kyçe për të cilat u diskutua në këtë takim ishin:
• Si të aplikohen teknikat e programit NITA;
• Cilat janë rregullat e përgjithshme sa u përket teknikave;
• Cila nga këto teknika ka përparësi ndaj tjetrës;
• Si të aplikohen teknikat sipas KPPK-së;
• Sa ndikojnë këto teknika në tërë procedurën penale;
15-04-2013