Më datën 22 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me USAID me “Programin për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) ka organizuar trajnimin regjional “Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restorative”
Ky trajnim u organizua me qëllim që pjesëmarrësit të kenë më të lehtë identifikimin e kushteve për aplikimin e ndërmjetësimit si dhe të interpretojnë drejtë dispozitat mbi marrëveshjen e ndërmjetësimit.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me legjislacionin e aplikueshëm, procedurën e ndërmjetësimit, marrëveshjen dhe përmbajtjen e saj, rolin e gjykatës- prokurorisë në referim, njohjen dhe ekzekutimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara, përgjegjësit e ndërmjetësuesit etj.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe marrëdhënies në mes ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhjen alternative të kontesteve, rregullave për ndërmjetësimin, pasojave ligjore për çfarëdo detyrimi për ndërmjetësim etj.
Trajnimi u zhvillua në formë interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin para trajnuesve çështje të caktuara me të cilat ballafaqohen në punën e tyre në praktiken gjyqësore.
Ky trajnim ishte i dedikuar për gjyqtar dhe prokuror nga regjioni i Pejës dhe Gjakovës dhe do të vazhdoj për regjionet e tjera të Kosovës.
22-10-2014