Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2014

Adoptimi

Më 07 tetor 2014, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin nga lëmia civile me temën “Adoptimi”.

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve në interpretimin e drejtë të dispozitave që kanë të bëjnë me rolin e gjykatës dhe organit të kujdestarisë në procedurë të adoptimit dhe të zbatojnë standardet dhe legjislacionin ndërkombëtarë në procedurat e adoptimit.

Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me adoptimin si formë e veçantë e mbrojtjes së fëmijëve, procedurat gjyqësore vendore dhe ato me element ndërkombëtar, bashkëpunimi i gjykatës dhe organit të kujdestarisë në procedurën para adoptimit si dhe vendimi i gjykatës për adoptim.

Një pjesë e këtij trajnimi iu dedikua edhe punës në grupe përmes shtjellimit të disa rasteve praktike, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të demonstrojnë njohuritë e tyre si dhe të shkëmbejnë përvojat me qëllim të krijimit praktikave më të mira në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore të të gjitha regjioneve.

Shpërndaje :