Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2014

Marrja e provave nga ana e prokurorit gjatë hetimit

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 16 tetor 2014 ka realizuar trajnimin për gjyqtar dhe prokuror “ Marrja e provave nga ana e prokurorit gjatë hetimit”.

Qëllim i këtij trajnimi ishte tejkalimi i sfidave praktike të cilat gjyqtarët i hasin në punën e tyre dhe t’iu ndihmoj që ata të zbatojnë drejtë procedurën e marrjes së provave gjatë hetimeve, të analizojnë rastet kur i pandehuri dhe i dëmtuari kanë të drejtë të kërkojnë marrjen dhe ruajtjen e provave dhe te vlerësojnë provat e pranueshme dhe te papranueshme.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e marrjes së provave nga ana e prokurorit, qasja e drejtpërdrejtë e prokurorit në mbledhjen dhe sigurimin e provave dhe me kërkesën e të pandehurit dhe të dëmtuarit për marrjen apo ruajtjen e provave.                 

Po ashtu gjatë trajnimit pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin edhe për provat e pranueshme dhe të papranueshme dhe për mundësinë hetuese të veçantë.

Trajnimi u zhvillua përmes rasteve praktike dhe diskutimeve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe i përgjithshëm.

Shpërndaje :