Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 30 tetor 2014 ka mbajtur trajnimin me temën “Përgjegjësia e personit përgjegjës të personit juridik në lëmin e marrëdhënieve të punës”
Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e personit përgjegjës të personit juridik, ku hyjnë respektimi i kontratës së punës në raport me punëdhënësin dhe shkaqet për të cilat personi juridik mund t‘ia shkëpus kontratën e punës punëmarrësit dhe obligimet e personit juridik për respektimin e procedurës me rastin e shkëputjes së kontratës së punës.
Ky trajnim kishte për qëllim që t’iu ndihmoj gjyqtarëve të identifikojnë detyrat dhe përgjegjësitë e organit kompetent të personit juridik në lëmin e marrëdhënieve të punës, të interpretojnë drejt dispozitat materiale përfshirë ato për kontratën kolektive dhe aktet e brendshme të personit juridik dhe të analizojnë përgjegjësitë e personit juridik në zbatimin e procedurës disiplinore dhe në rastet e aksidenteve në punë.
Ky trajnim u organizua me qellim të diskutimit të problemeve të praktikës gjyqësore duke synuar unifikimin e saj në këtë fushë.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive me diskutime për çështje të caktuara me të cilat gjyqtarët ballafaqohen në ushtrimin e profesionit të tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore-departamenti i përgjithshëm –divizioni civil.
30-10-2014