Sot më 14 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me OSCE, është duke e realizuar trajnimin me temë: “Zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe i Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Kosovës”.
Ky trajnim i cili do të jetë 2 ditorë, ka për qëllim që përfituesit të njoftohen më shumë rreth Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, ratifikimit dhe zbatimit të saj.
Trajnimi do të drejtohet nga profesori i Universitetit të Prishtinës z. Hajredin Kuqi si dhe profesori nga Universiteti i Strasbourgut z. Ledi Bianku.
Gjatë trajnimit do të diskutohen mekanizmat për zbatimin e Konventës dhe në veçanti Neni 22 dhe 53 i Kushtetutës së RKS-së për të cilat do të paraqiten raste praktike studimore.
Gjithashtu do të trajtohen edhe Parimet e interpretimit të Konventës (proporcionaliteti dhe kufiri i vlerësimit), ndikimi i të drejtës ndërkombëtare civile dhe private në Konventë etj.
Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë hibride, me pjesëmarrës në sallë dhe në platformën ZOOM, gjithmonë duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së rreth higjienës, distancës për luftimin dhe parandalimin e virusit COVID-19.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtar dhe Prokurorë nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore dhe Prokuroritë Themelore.
14-12-2021