Më datë 31 tetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar trajnimin për gjyqtarët e divizionit të kundërvajtjes me temën “Kundërvajtjet nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike - Mjetet Juridike”.
Në fokus të këtij trajnimi ishin çështje që kanë të bëjnë me kundërvajtjet nga rendi dhe qetësia publike, mjetet dhe kompetenca e gjykatës së shkallës së parë, mospërfillja e urdhrave të ligjshëm dhe kërkesa për përsëritje të procedurës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të kontribuoj në ngritjen e shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe t’iu ndihmoj atyre të identifikojnë elementet esenciale të veprave të kundërvajtjes të rendit dhe qetësisë publike, të dallojnë elementet cilësuese për vendin publik nga ai jo publik dhe të analizojnë procedurën e cila duhet të respektohet pas paraqitjes së mjeteve juridike për të cilat mund të vendoset në shkallë të parë.
Trajnimi u zhvillua ne formë bashkëbisedimi ku gjyqtarët punuan raste praktike në bazë të cilave shprehën sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e divizionit për kundërvajtje.
31-10-2014