Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2021

Llojet e masave dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturve

Më 14 Dhjetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme eshte duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Llojet e masave dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme

z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me masat  që i ndërmerr shteti me qëllim të mbrojtjes nga kriminaliteti.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :