Më 12 janar 2022, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në “Institucionin e Avokatit të Popullit”.
Në fjalën hyrëse avokati i popullit z. Naim Qelaj fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me rolin, mandatin dhe sfidat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë.
Ky program ka për qëllim t’iu ofroj gjyqtarëve të sapoemëruar njohuri lidhur me, procedurat e hetimit të ankesave në pretendimet e qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut, e deri te përgatitja e rekomandimeve për rastet e tilla. Gjithashtu u trajtua puna e mekanizmit kombëtar për parandalim të torturës raporte me rekomandime, të dala nga trajtimi i ankesave dhe kërkesave dhe vizitave të rregullta dhe pa paralajmërim në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria. Po ashtu gjyqtaret u njoftuan edhe me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave në IAP, relacioni në mes IAP-së dhe gjyqësorit, dhe procedurat e pranimit të ankesave dhe shqyrtimi i tyre nëse ankesat, kërkesat apo njoftimet e pranuara janë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të IAP-së.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VIII) ku dy prej tyre nga komuniteti serb.
13-01-2022