Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2022

Thirrje për aplikim në kursin online të organizuar nga Këshilli i Evropës përmes platformës ''HELP'', me temë Azili dhe të Drejtat e Njeriut

Njoftoheni se është hapur thirrja për aplikim për kursin e ardhshëm online që do të organizohet nga Këshilli i Evropës përmes platformës HELP, me temë Azili dhe të drejtat e njeriut.

Lancimi i kursit mbahet me datë 27 janar 2022, kurse ai fillon së implementuari prej marsit 2022.

Siç ndoshta jeni të njoftuar, platforma HELP është platformë vetë- mësimi në të cilën publikohen materialet e punuara nga ekspertët më të mirë të fushës të cilat janë të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe pjesëmarrësi që ndjek kursin i lexon ato, një modul-1 javë kohëzgjatje, kurdo që gjen kohë brenda agjendës së tij/saj javore. Mendohet se nevojitet vetëm 2 orë kohë në javë që ta përfundoni një modul.

Ky kurs ka këto module:

  1. Hyrje në azilin dhe të drejtat e njeriut;
  2. Mos-dëbimi- e drejta e jetës dhe parandalimi i keqtrajtimit;
  3. Ndalimi dhe pranimi;
  4. E drejta e jetës familjare dhe azili;
  5. E drejta për mjete efektive.

Kursi zgjat 5-6 javë dhe pjesëmarrësit e suksesshëm në fund pajisën me certifikatë.

Kushdo që ka interes për pjesëmarrje, mund të aplikoni deri më 27 janar 2022, përmes këtij linku: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/HFHELPWBAsylum202

Për më shumë informacion, mund ta kontaktoni tutorën znj. Arberita Kryeziu në e-mailin:  arberita.kryeziu@gmail.com

Shiko detajet e kursit klikuar këtu

Shpërndaje :