Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-01-2022

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore, vizitë e gjyqtarëve të sapo emëruar në “ Institutin e Mjekësisë Ligjore ”

Më 24 janar 2022, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në “Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Në vazhdën e këtyre institucioneve jo gjyqësore ishte edhe Instituti i mjekësisë ligjore ku në fjalën hyrëse dr. Musa Gashi ju uroi mirëseardhje gjyqtarëve të sapo emëruar dhe e cilësoi të duhur qëllimin e ksaj vizite, e vlerësoi lartë bashkpunimin me Akademin e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin dhe sfidat e këtij institucioni.

Gjyqtarët morën njohuri lidhur me ekspertizën mjeko ligjore në shërbim të organeve të drejtësisë, objektet e ekspertimit mjeko-ligjor, investigimi mjeko ligjor në shërbim të ligjit, metodat tekniko shkencore të investigimit si dhe arsyetimi dhe gjykimi mjeko ligjor. Gjithashtu u trajtua ekspertimi i kufomave, ekspertimi i personave të gjallë, ekspertimi i provave materiale dhe ekspertimi i materialeve të çështjes.

Po ashtu gjyqtaret patën mundësin qe nga afër të shohin laboratorin e toksikologjisë dhe sallat ku kryhet autopsia.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VIII) ku dy prej tyre nga komuniteti serb.

Shpërndaje :