Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-02-2022

Uzurpimi i paligjshëm dhe rikthimi i pronave

Më 08 Shurt 2022 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Uzurpimi i paligjshëm dhe rikthimi i pronave”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit  dhe z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorin e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale kundër pasurisë, kjo çështje mbrohet me dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelor.

Shpërndaje :