Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-03-2022

Menaxhimi i stresit

Më 02 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë  Menaxhimi i stresit”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Fatmir Çollakaj, Profesor në Universitetin AAB.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që të zhvillojnë shkathtësit mbi menaxhimin e mirë të kohës dhe stresit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :