Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-11-2014

Vendimet në procedurën gjyqësore ndaj të miturit

Më 04 nëntor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë për të mitur me temën “Vendimet në procedurën gjyqësore ndaj të miturit”.

Ky trajnim kishte për synim të kontribuoj në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mitur dhe t’iu ndihmoj atyre të dallojnë rastet kur në procedurën përgatitore vendimin e merr prokurori e kur gjyqtari për të mitur, të analizojnë arsyetimin e vendimeve që merren pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe të hartojnë drejtë vendimet lidhur me ndryshimin e masës se shqiptuar pasi vendimi ka marr formën e prerë.

Në pjesën e parë të këtij trajnimi u diskutuan tema që kishin të bëjnë me vendimet dhe urdhrat e prokurorit, vendimet e marra pas pranimit të kallëzimit penal, aktvendimi mbi hedhjen dhe vendimet e gjyqtarit për të mitur në procedurë.

Pjesa e dytë e këtij trajnimi u fokusua në vendimet e marra në shqyrtimin gjyqësor dhe pas tij, vendimet e trupit gjykues, bashkimi i procedurës me procedurën kundër madhorit, vlerësimi i provave lidhur me personalitetin e të miturit, propozimet e prokurorit etj.                                                             

Në këtë pjesë pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe punuan disa raste praktike të parashtruara nga trajnuesit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur të nivelit themelor.

Shpërndaje :