Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-03-2022

Trafikimi me qenie njerëzore

Më 15-16 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trafikimi me qenie njerëzore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe

z. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve se si trafikimin me njerëz paraqet një nder format më të rënda të shfrytëzimit të njerëzve dhe me të drejtë konsiderohet si skllavëri moderne e kohës së sotme.  

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë si dhe bashkëpunëtorët profesional si dhe ekspertët e PSRK-së.

Shpërndaje :