Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 06 nëntor 2014 në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin për gjyqtarë në lëmin civile me temën “Bashkëndërgjyqësit dhe ndërhyrësit”.
Gjatë këtij sesioni trajnues u paraqitën çështje që kanë të bëjnë me institutin e bashkëndërgjyqësisë dhe llojet e tij, efektet e veprimeve procedurale të bashkëndërgjyqësve, pjesëmarrja e personave të tretë në kontest civil dhe ndërhyrësit në procedurë, llojet e ndërhyrësve dhe efekti i aktgjykimit ndaj bashkëndërgjyqësve dhe ndërhyrësve.
Ky sesion trajnues u organizua me qëllim që të mbështesë gjyqtarët për të pasur më të lehtë vlerësimin e roleve dhe efekteve të veprimeve të bashkëndërgjyqësve dhe ndërhyrësve në procedurë dhe të zbatojnë dispozitat ligjore lidhur me pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurën kontestimore.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët diskutuan çështje të cilat ishin më problematike në praktiken gjyqësore me ç’rast u shfaqën edhe dallimet mes regjioneve të ndryshme lidhur me praktikat e caktuara në këtë fushë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.
20-11-2014