Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-03-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar– Sesioni I

Më 23-24 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar– Sesioni I”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Behar Xhema, zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dilemat e ngritura në praktikën gjyqësore dhe identifikimi i elementeve të veprave penale që ndërlidhen më pastrimin e parave dhe kualifikimin e saktë juridik të kësaj vepre penale.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, prokuror nga Prokuroria Speciale dhe gjyqtarët e Departamentit Special.

Shpërndaje :