Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-03-2022

Tryezë – Krijimi i Rrjetit Miqtë e Akademisë së Drejtësisë

Me datë 28 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin EUKOJUST organizoi punëtorinë “Forcimi i qasjes në drejtësi përmes trajnimit gjyqësor në partneritet me shoqërinë civile - krijimi i rrjetit ”Miqtë e Akademisë së Drejtësisë në Kosovë”.

Qëllimi i tryezës  është diskutimi i krijimit të një mekanizmi koordinues ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile në avancimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e aktiviteteve të trajnimit në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, nën ombrellën e Miqve të Akademisë.

Shoqëria civile në Kosovë ka një rol të fuqishëm në monitorimin dhe ngritjen e vetëdijes në çështjet e drejtësisë, veçanërisht aty ku ka mangësi të forta që duhet të ngrihen dhe adresohen. Një partneritet i fortë ndërmjet Akademisë dhe shoqërisë civile është thelbësor në promovimin e praktikave të mira për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin mbështetës në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin, krimin e organizuar, dhunën në familje e posaçërisht qasjen në drejtësi.

Temat të cilat u trajtuan gjatë punëtorisë kryesisht ndërlidheshin me rrolin e shoqërive civile dhe organizatave jo qeveritare në ngritjen e kapaciteteve të profesioneve të lira, efikasiteti i trajnimeve te organizuara nga Akademia dhe trajtimi i temave specifike nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Përfaqësues të organizatave jo qeveritare dhe nga shoqëria civile mirëpritën bashkëpunimin në me Akademinë e Drejtësisë ku edhe shprehën gatishmëri për një koordinim më të mirë në të ardhmen. Gjithashtu, për konceptin Miqtë e Akademisë së Drejtësisë, Akademia synon të krijoj një mekanizëm bashkëpunimi përmes nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Akademisë së Drejtësisë për mes të cilit do të forcohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të Akademisë dhe organizatave të lartpërmendura në realizimin e qëllimit të përbashkët.

Shpërndaje :