Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-03-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni I

Më 29-30 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Naim Abazi, prokurorë në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me personat zyrtarë që kanë një funksion publik ose ushtrojnë një shërbim publik, personat përgjegjës për drejtimin dhe administrimin e shoqërive tregtare dhe personat që janë iniciatorë të sjelljeve korruptive.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët  Departamentit Special dhe Departamentit të Krimeve të Rënda (niveli themelor dhe i apelit) si dhe si dhe bashkëpunëtorët profesional dhe ekspertët e PSRK-së.

Shpërndaje :