Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-11-2014

Format e shfrytëzimit të viktimave në rastet e trafikimit me qenie njerëzore

Instituti Gjyqësor i Kosovës, me 11 nëntor 2014 ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temën “Format e shfrytëzimit të viktimave në rastet e trafikimit me qenie njerëzore”.

Ky trajnim në fokus kishte tema që kanë të bëjnë shfrytëzimin me qellim të prostitucionit dhe shërbimit seksual, me qellim të pornografisë, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, me qellim të heqjes së organeve apo qelizave, etj.

Ky trajnim u organizua me qellim që të iu shërbej pjesëmarrësve në identifikimin e formave të shfrytëzimit në rastet e trafikimit me qenie njerëzore, në dallimin në mes të formave të shfrytëzimit të viktimave të trafikuara, në zbatimin e drejtë të dispozitave të KPPK-së dhe ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të trafikuara.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat ata hasin në praktikën gjyqësore. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit në pjesën e fundit të trajnimit u ndanë në grupe dhe zgjedhën raste praktike të parashtruara nga trajnuesit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe Gjykatës së Apelit - Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për Krime të Rënda.

Shpërndaje :