Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2022

Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale

Më 31 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe z. Armend Hamiti,  Prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Cilësinë e kryerësve, kuptimin e personit zyrtarë, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, përvetësimi dhe mashtrimi në detyrë, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare si dhe tema tjera të natyrës së ngjashme.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :