Më 05 Prill 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Provat në procedurën penale, Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit si dhe Mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve (viktimave) si dhe dëshmitarët bashkëpunues – Sesioi II”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme,
z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ramadan Gashi–Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe fajësia e të pandehurit mund të përcaktohen vetëm me anë të provave.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët edhe zyrtarët policor.
05-04-2022