Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-04-2022

Trajnim i Trajnuesve – Financimi i Terrorizmit (faza e II-të)

Më 07 prill 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti i PECK III, është duke e realizuar fazën e II-të të Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Financimit të Terrorizmit.

Ky trajnim, vije si vazhdimësi e trajnimit paraprak të realizuar gjatë tetorit të vitit 2021, me ç’rast është krijuar një grup prej rreth 15 trajnuesish potencial në fushën e terrorizmit, duke përfshirë Gjyqtarë, Prokurorë, zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare, zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Trajnimi do zgjasë dy (2) ditë, dhe do jetë i fokusuar më shumë në prezantimet e grupeve trajnuese të ndara paraprakisht nga eksperti ndërkombëtarë z. Theo Byl.

Prezantimet nga trajnuesit do të jenë të fokusuara në tema specifike si: Kornizën ndërkombëtare mbi financimin e terrorizmit, metodat dhe teknikat e financimit të terrorizmit, korniza ligjore në Kosovë për çështjet e financimit të terrorizmit, mbledhja e dëshmive, koordinimi nacional dhe ndërkombëtarë etj.

Në fund, i gjithë grupi i trajnuesve vendorë do të marrë rekomandime, këshilla dhe vlerësimin përfundimtar nga eksperti z. Byl, fazë e cila do i paraprijë çertifikimit të grupit të pjesëmarrësve.

Shpërndaje :