Më 13 nëntor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë ku është trajtuar tema “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë”
Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutuan çështje lidhur me subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, kushtet ligjore për lidhjen e marrëveshjes, roli i prokurorit në negocimin e marrëveshjes dhe përfitimet e palëve nga lidhja e marrëveshjes, procedura për lidhjen e marrëveshjes dhe procedura para gjykatës pas dorëzimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Ky trajnim u realizua me qëllim të avancimit të njohurive të gjyqtarve dhe prokurorëve lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe t’iu ndihmoj atyre të identifikojnë subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, të heqin dilemat lidhur me zbatimin e procedurave përkitazi me vendosjen lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Trajnimi u zhvillua në formë interaktive ku pjesëmarrësit diskutuan për vështirësitë në zbatimin praktik të këtij instituti.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor - departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.
20-11-2014