Sot me datë 26 nëntor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me KPMG organizon trajnimin dy ditor me temën “Procedura e falimentimit të shoqërive tregtare” i cili do te mbahet në Hotel Dukagjini në Pejë.
Në fokus te këtij trajnimi do të jenë çështje qe kanë të bëjnë me inicimin dhe zhvillimin e procedurës së falimentimit, procesin e riorganizimit dhe likuidimit si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet praktika gjyqësore tek likuidimi.
Përfitues të këtij trajnimi do të jenë gjyqtarët e gjykatës themelore dhe të apelit departamenti për çështje ekonomike dhe administratorët e falimentimit
27-11-2014