Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2022

Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave

Më 19-20 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian JUFREX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Tryezën me temë “ Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë Znj. Flutura Kusari, eksperte e Këshillit të Evropës, Z. Dren Rugova, nënkryetar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë Znj. Mirlinda Rexhepi, gjyqtare, në Gjykatën  Themelore Ferizaj.

Qëllimi i kësaj Tryeze është që të rrisë kapacitetin e profesionistëve ligjor për të zbatuar standardet Ndërkombëtare dhe Evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Gjatë këtyre dy ditëve në këtë tryezë po trajtohen; Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit (korniza ligjore vendore dhe rastet gjyqësore),  paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), roli i këshillit i mediave të shkruara të Kosovës dhe komisionit të pavarur për media në mbrojtjen e reputacionit.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj Tryezës janë: Gjyqtarë nga Gjykatës së Apelit, Prokuror nga Prokuroritë Themelore, Prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Avokat nga regjioni i Kosovës.

Shpërndaje :